Anëtari i PDK-së në KQZ: Pazaret e Kurtit me LDK-në në hotelin e shtrenjtë!

Ilir Gashi, anëtar i PDK-se ne KQZ, është deklaruar rreth takimit të krerëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka kritikuar qasjen e Kurtit lidhur me aktualitetin politik.

Postim i plotë:

Albini kunder Kurtit!

Kurti, ditën e parë pa u arritur marrëveshja, lëshon pe!

Fton listën serbe në qeverisje, ju ofron ministri!

Dikur Albin Kurti, sot, “Kryeministri” i Vehbi Kajtazit, në rolin e moralistit politik, shante politikanet qe mbanin takimet jashtë institucioneve.

E sot ai po bënë të njëjtën gjë, po bënë marrëveshje koalicioni në një hotel ku një qytetarë i zakonshëm (qe dikur ia qante hallin Kurti) nuk mundet as me pi kafe aty!