Barcelona – Manchester United, ky është parashikimi i Mourinhos

Jose Mourinho beson se Barcelona duhet të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke pasur parasysh përparësinë e rezultatit të tyre ndaj Manchester United.Dy gjigandët evropianë do të luajnë në Camp Nou të martën mbrëma pasi Manchester United humbi 1-0 ndaj Barcelona javën e kaluar në ‘Old Trafford’, përcjell GazetaBlic.Duke folur për ‘Rusia Sot’, Mourinho lë të kuptohet se Barcelona do të bashkohet me Juventusin në katërshën e fundit.

“Ju e dini, Barcelona dhe Juventusi kanë një avantazh të vogël. Barcelona është duke fituar 1-0 dhe tani luan në shtëpi. Juventusi barazoi me gola dhe luajnë në shtëpi. Ata kanë pak avantazh”, tha Mourinho për RT, siç citohet nga Metro.“Por, siç thashë unë nuk do të habitem nëse njëri prej tyre ose të dy do të eliminohen”, përfundoi ai.