Boksieri që e puthi gazetaren gjobitet, pezullohet dhe do të ndjekë orë kundër ngacmimeve seksuale

Kubrat Pulev është gjobitur, pezulluar dhe është urdhëruar që të ndjekë orë për parandalimin e ngacmimeve seksuale, pasi e kishte puthur një gazetare.

Boksieri bullgar i peshave të rënda, 38-vjeçar, e kishte puthur Jennifer Ravalon pa e marrë lejen e saj, gjatë kohës kur ajo kishte qenë duke e intervistuar, pas fitores së tij kundër Bogan Dinus në mars, transmeton Gazeta Express.

Ai meç ishte zhvilluar në Kaliforni dhe Komisioni Atletik i Kalifornisë e ka gjobitur Pulevin me 2,500 dollarë dhe ai është urdhëruar të ndjekë orë për parandalimin e ngacmimeve seksuale, para se të ketë mundësi të zhvillojë ndonjë meç tjetër në Amerikën Veriore.

Nëse ai e i mban të gjitha orët që i janë caktuar dhe i plotëson të gjitha kriteret e tjera para datës 22 korrik, ai pastaj mund të aplikojë për ta rimarrë licencën e tij për boks.

Pulev i kishte kërkuar falje Ravalos gjatë seancës gjyqësore të së martës, me Komisionin Atletik të Kalifornisë.

Nëse ai arrin t’i kthehet karrierës së tij pas këtij incidenti, ai mund të jetë kundërshtari i mundshëm i Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt, pasi që kanë i përfolur për këto meçe para se të dy këta boksierë të zgjidhnin kandidatë të tjerë për meçet e tyre të radhës. /Gazeta Express/