Bukuroshja shqiptare flet për lidhjet me futbollistët shqiptar

Olta Sheta ka qenë padyshim një nga personazhet më të diskutuar në edicionin e tretë të Big Brother.Por siç duket nga fotot në profilin e saj në Instagram, Olta ka ndryshuar shumë dhe është me të vërtetë shumë seksi.
Pas daljes nga Big Brother, ajo u përfol për një lidhje të mundshme me ish-futbollistin e Kombëtares, Armando Vajushin, madje u publikuan edhe foto bashkë, por Olta e mohoi këtë lidhje së fundmi në një intervistë për story.al
Pyetjes “Je komentuar në media për ndonjë histori me futbollistë. Të duken të përshtatshëm për tipin apo shijet e tua”, Olta iu përgjigj kështu:“I bie sikur jam komentuar shumë për lidhje me futbollistë.
Në fakt një koment ka qenë një herë dhe ai s’ka qenë i vërtetë, por unë jamë mësuar me thashethemet e pavërteta. Duke parë se një futbollist e kam në shtëpi, pra vëllain, nuk do preferoja një futbollist për partner, se janë më shumë larg shtëpisë sesa në shtëpi”.