Capello kritikon Ronaldon: Nuk e ke dribluar një kundërshtar qe tri vite

Fabio Capello e ka mbështetur vendimin e Maurizio Sarrit për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Milanit.

Trajneri i Juventusit vendosi ta largonte superyllin portugez nga loja në minutën e 55-të dhe në vend të tij e inkuadroi Paulo Dybalan.

CR7 nuk ishte aspak i kënaqur për zëvendësimin dhe u largua drejt zhveshtores, ndërsa më pas është larguar edhe nga stadiumi pa përfunduar ndeshja.

Mirëpo, pikërisht zëvendësuesi i tij e shënoi golin e fitores, ndërsa ish-trajneri i Bianconerëve ka qenë i pamëshirshmë kundrejt 34-vjeçarit.

“Nuk e ke dribluar një kundërshtar qe tri vite… Aktualisht, Cristiano Ronaldo nuk është mirë, Dybala dhe Douglas Costa janë në formë të shkëlqyer dhe e bëjnë dallimin”.

Duhet të kesh karakter për të larguar një lojtar si Cristiano Ronaldo, veprim i mirë Sarri… Qëndrimi i tij në momentin e zëvendësimit nuk ishte i mirë, duhet të tregohesh kampion edhe kur zëvendësohesh”, ka thënë Capello për mikrofonat e Sky.