E quajti Tunën këngëtare fast-foodi, ja çfarë thotë Olti Curri për Nora Istrefin

Mbrëmjen e djeshme e ftuara e radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte këngëtarja Nora Istrefi.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë intervistën e Norës, ku nuk ka munguar as blogeri Olti Curri.

Ai ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku e ka shoqëruar edhe me një koment.

‘Nora Istrefi vajza më e qetë e estradës… Jap lekë vetëm ta shoh një herë me nerva’, shkruan Olti.

Kujtojmë që Curri edhe më herët është dalluar për natyrën e tij të drejtpërdrejtë si në rastin e Tunës, ku koncertin e saj e krahasoi me një fast- food.