Filmi i famshëm që e ka parashikuar shkatërrimin e Notre-Dame

Regjisori Richard Linklater e kishte parashikuar se një ditë katedralja e famshme e Parisit do të shkatërrohej.

E pikërisht ajo ditë ka ardhur, madje mjaft shpejt që nga shfaqja e filmit ‘Besfore Sunset’.

Në një dialog mes personazheve kryesore, ata flasin pikërisht për Notre-Dame dhe për historinë që ka katedralja, shkruan Gazeta Express.

Celine thotë se ajo ka dëgjuar për një histori se si kur gjermanët e kanë pushtuar kanë planifikuar ta shpërthejnë katedralen me mjete shpërthyese, por më pas ushtari përgjegjës nuk ka mundur ta shtypë pullën për shkak të bukurisë së saj mahnitëse.

Më tej, Celine pas kësaj historie tregon se si një ditë, Notre-Dame do të shkatërrohet, pasi ehe para saj, pikërisht në të njëjtin vend ka qenë një kishë ose katedrale tjetë

Kjo skenë e pjesës së dytë të filmave ‘Before Sunrise’ është shpërndarë gjithandej nëpër internet, duke thënë se ky është një parashikim mjaft ‘i frikshëm’ nga regjisori.

‘Before Sunset’, film i vitit 2004, është pjesa e dytë e trilogjisë ‘Before Sunrise’, që ka në qendër të vëmendjes një çift që bëjnë dialogje të mahnitshme derisa udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës, ndërsa në këtë pjesë ata shëtiten pikërisht në Paris.

Gjatë ditës së djeshme katedralja e famshme është përfshirë nga një zjarr i madh dhe kështu i janë shkatërruar disa nga pjesët më historike