Gjykata dën.on Albana Vokshin pas akuzave ndaj Erion Velise, ja gjoba e majme

Gjykata e Tiranës dë.noi sot me gjobë, nën akuzë për shpifje ish-deputeten e PD, Albana Vokshi.

Sipas vendimit të gjykatës, Albana Vokshi është dën.uar me 1 milionë lekë gjobë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimin e mori Gjykata paraditen e sotme, pas padisë që kishte ngritur ndaj saj kreu i Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj paditi ish-deputeten demokrate për shpifje, lidhur me disa deklarata që ajo bëri nga selia e PD-së, duke lëshuar akuza ndaj këtij të fundit.

Gjykata e shpalli ish-deputeten fajtore, pasi akuzat e ngritura nga Vokshi nuk janë provuar prej saj. NOA.al