“Gurin e hodhi bjondi, ju kapët brunin! Estradë mes gjy,katës dhe po,licisë në Fier (Video)

Një debat i madh ka lindur mes policisë dhe Gjykatës së Fierit për shkak të lirimit të një shtetasi, ku ky i fundit akuzohej se goditi me gurë efektivin e FNSH gjatë protestës në Fier.


Sipas gjykatës nuk ka prova të mjaftueshme për të mbajtur në qeli të akuzuarin Pëllumb Isufaj ndaj dhe vendosi ndryshimin e masës në arrest shtëpie.

Gjithmonë sipas gjykatës efektivin e FNSH e goditi me gurë në kokë një person biond dhe jo një brun siç ishte i arrestuari nga policia.

Ndërkohë Albeu.com ka siguruar edhe videon ku duket qartazi personi i cili ka hedhur gurin në drejti të efektivit të FNSH.

Më poshtë po ju sjellim dy videot krahasuese ku në të parën ëhstë personi i cili goditi efektivin me gurë në kokë, ndërsa në videon e dytë është personi i arrestuar nga policia.