I mori Getoarin, Liberta Spahiu kritikon ashpër Marinën: Turp!

Klanifornia është emisioni më i ri i humorit në median shqiptare. Por ndërkohë që nuk ka kaluar as edhe një javë, “Klanifornia” ka marrë kritika të shumta.

Këtë herë ka qenë moderatorja Liberta Spahiu e cila ka publikuar një shkrim të “Prive.al”, që e trajton emisionin si “turp” dhe rezultatin e tij si “një zero me bisht” në artikullin e titulluar:

“Skandaloze: Si përbuzen luftëtarët kosovarë në ‘Klanifornia’?”

Në shkrim nuk kursehen kritikat për skenografinë që thuhet se është një kopje e “Portokallisë” dhe sigurisht, Marinën për të cilën thuhej se nuk ka ndryshuar taktikë nga “C’est la vie’”:
“Premiera e programit ishte zhgënjim për shikuesit nga të gjitha detajet. E para, skenografia e cila ngjante në Portokallinë e 15 viteve më parë.

Me një ndriçim të zbehtë, të qeshurat e shtuara në montazh, ‘Klanifornia’ ngjante në gjithçka përpos një programi humori që synon të përçojë gjallëri. Kritikat u rikthyen edhe për Marinën në vazhdën e të njejtave me ato të ‘C’est la vie’”, thuhet në shkrim.

Por çfarë fshihet në të vërtetë pas këtij artikulli?
Është e vështirë të mos mendojmë se në fakt kjo kritikë i drejtohet tashmë bashkëshortes së Getoar Selimit, Marina Vjollcës, nga vetë ish-e dashura e reperit që është Liberta Spahiu.

Për të gjithë ju që nuk e dini, sot reperi Getoar Selimi është lumturisht i martuar me moderatoren Marina Vjollca, por para saj ai ka pasur një lidhje vërtet serioze me një tjetër moderatore, Liberta Spahiun, shkruan Icon style

Gjithçka u konfirmua pas ndarjes, kur më në fund Liberta tregoi edhe arsyen se pse i dha fund lidhjes së saj me reperin. Moderatorja tha se kishte pasur probleme dhe mosmarrëveshje me Getoarin për shkak të punës së saj si gazetare. “Unë më shumë e dua punën time se gjithçka tjetër”, tha Liberta duke u dhënë fund aludimeve për ndarjen.

Të jetë kjo një kunjë personale e Libertës ndaj Marinës, apo jo?!