I Propozoi Vetes Për Martesë, Taulant Xhaka Qesh Edhe Vetë Me Gafën E Bërë

Një gafë e madhe do të vinte nga mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka, me propozimin e bërë për femrën e jetës së tij, Arbnorën. Ndoshta lojtari kuqezi nuk duhej që t’i futej pjesës së romancës së madhe, duke ditur natyrën e tij krejtësisht tjetër që të gjithë njohin.

Unaza ishte e drejtuar nga vetja dhe jo nga Arbnora, ashtu siç duhej të ishte normalisht. Një gabim i bërë edhe nga emocionet e mëdha, ndërsa Xhaka ka folur për herë të parë për mediat zvicerane duke qeshur edhe vetë:

“E kam hapur kutinë e unazës gabimisht dhe prandaj në foto u duk sikur i propozova vetes sime. Arbnora është dashuria e jetës sime. Martesa do të vij spontanisht, sa më shpejtë kur të kemi disa ditë të lira së bashku”, ka thënë Xhaka.