Ish-deputeti publikon videon: Ja si policia dh*noi e arr*stoi pabesisht qytetarët e thjeshtë protestues

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar dhu nën, sipas tij që policia ka ushtruar dje ndaj qytetarëve të thjeshtë protestues.

Ndërsa ka publikuar një video në facebook, Boçi shkruan se policia, befasisht prapa krahëve, arre stoi e dhu noi qytetarët.

“Ja si i gjuan policia e famshme politike e Ramës, qytetarët e thjeshtë protestues. Natën, befasisht, prapa krahëve. Pa asnjë urdhër ligjor. I zë pritë e i arreston dhe i dhunon. Lepe peqe para krimit dhe agresive deri në absurditet me qytetarët që kërkojnë të drejtat, që mbrojnë shtëpitë e kërkojnë sigurinë e së ardhmes. Regjimin e kemi nëpër këmbë. Duhet ta shkelim e ta rrëzojmë!”, shkruan ish-deputeti.