Juventus “hap” thesin, gati oferta për yllin portugez

Juventusi po përgatitet të bëjë një merkato të madhe.

Sipas sajtit spanjoll “AS”, bardhezinjtë do t i paraqesin një ofertë Benfikës, për yllin e tyre Joao Felix.

Drejtori sportiv i “zonjës” së vjetër, Fabio Paratici ka programuar një takim me menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes për të diskutuar, për të ardhmen e mesfushorit.

Benfika e vlerëson 19 vjeçarin rreth 120 milionë euro. Një shifër e lartë duke marrë parasysh moshën e re. Paraqitjet e tij këtë sezon kanë “zgjuar” interesin e skuadrave më të mëdha të Europës.

Një shitje e mundshme e Paulo Dybalës tek Bayern Munich, do t i hapte rrugë drejtuesve të Juventusit për të investuar tek Felix.