Kosovare Asllani i reagon FIFA-s për djegien e gruas në Iran

Futbollistja e famshme kosovare e Real Madridit dhe e Kombëtares së Suedisë, Kosovare Asllani, ka reaguar përmes “Twitterit” në lidhje me lajmin se një grua nga Irani e kishte djegur veten për shkak se ishte dënuar me 6 muaj burg për arsye se kishte shkuar në një stadium të futbollit.

Kosovarja ka kërkuar reagim të FIFA-s dhe të mos heshtë karshi këtij rasti, transmeton Gazeta Express.

“Kurrë nuk kam pasur frikë të ngre zërin kur është nevoja. Kjo është një tragjedi dhe nuk mund të vazhdojë më. FIFA është koha për vepruar dhe jo të heshtim. Ne duhet t’i ndihmojnmë gratë e Iranit të luftojnë kundër diskriminimit gjinor. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Kosovarja. /