Ndërron jetë gruaja e Sllobodan Millosheviqit – kasapit të Ballkanit

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare, e veja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq Millosheviq, bashkëshortja e ish-president i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, njofton Klan Kosova.

Ajo ka vdekur sot rreth orës 15:30, në Rusi siç raportojnë mediat serbe.

Gjykata e Apelit në Beograd kishte hequr vendimin me të cilin Mirjana Markoviq u dënua me një vit burgim për shpërdorim detyre pasi kishte ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore në vitin 2018.