Nëntëmbëdhjetë vjeçari i Rabotniçkit transferohet në Kroaci, ekipi i ri shpreson shumë në talentin shkupjan (Foto)

Futbollisti i deritanishëm i Rabotniçkit, Rinor Ajdini është anëtar i ri ekipit kroat, Dragovolac që garon në ligën e dytë. Pas paraqitjeve të mira tek shpresat e Rabotniçkit, drejtuesit e ekipit kroat kanë vendosur ta transferojnë Ajdinin.

Për momentin 19 vjeçari po kryen me sukses detyrat defensive të ekipit dhe ka zhvilluar disa ndeshje për të. Nga tabori i ekipit kroat shpresojnë që me ndihmën e Ajdinit do tu ikin pozitave të fundit në rënditjen tabelore.