Ngjarja e bujshme në ‘Bllok’, ish të fejuarin e Elvanës nuk e mban vendi, bën kërkesën e papritur (Video)

Biznesmeni Ervin Mata, një prej personave të përfshirë në k*nfliktin e përgj*kshëm të 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish-bllokut, i është drejtuar prokurorinë se Tiranës, me një memo, përmes të cilës kërkon të japë shpjegime për ngjarjen, ku një person mbeti i vr*rë dhe dy të tjerë u pl*gosën.

Memoja iu është dorëzuar dy prokurorëve të çështjes, nga avokati mbrojtës, Alban Bengasi, pasi biznesmeni Mata, ndaj të cilit rëndon akuza e vr*sjes kryer në bashkëpunim, nuk ka dhënë deri më tani shpjegime për ngjarjen.

Burime nga prokuroria thanë se e kanë administruar kërkesën e Matës dhe javën e ardhshme ai do të thirret për të dhënë versionin e tij për kr*min, ku v*ktimë mbeti Fabian Gaxha, dhe u pl*gosën biznesmeni Ervis Martinaj e miku i tij Elio Hato. Ervin Mata, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, u lirua nga gjykata vetëm nën masën e detyrimit të paraqitjes.
Vendimi i shkallës së parë është apeluar nga Prokuroria, e cila kërkon kthimin në burg të biznesmenit.

Sipas institucionit të akuzës, gjykata nuk i ka vlerësuar drejt provat dhe faktet duke caktuar një masë sigurie, që nuk i përgjigjet rëndësisë së ngjarjes. I dyshuari Mata u vetëdorëzua në polici, pesë muaj pas ngjarjes së rëndë. Sikurse edhe të dyshuarit e tjerë, edhe ai u lirua nga gjykata.

Për momentin në b*rg, mbahet vetëm Ervis Martinaj, ndërsa vijon të jetë në arrati komando Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të Fabian Gaxhës, në momentin kur ky i fundit nxori a*mën dhe qëlloi në mes të lokal Monopol. Motiv i kr*mit, dyshohet të jetë një ngacmim verbal që iu bë jashtë ambienteve të lokalit, të fejuarës së Matës, këngëtares Elvana Gjata.