‘Nuk e dinim për të dashurin’, flet halla e parukieres në Kavajë: U martua që 14 vjeçe, u nda nga burri i parë me 2 fëmijë…

Familjarët e Marsida Qatjas nuk kanë qenë në dijeni për faktin se ajo ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i v.rarë pas një sh.erri në banesën e saj.

Halla e saj ka deklaruar për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezat se Marsida ishte martuar që 14 vjeçe me burrin e parë, lidhje nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë. Më pas ajo tregoi se me burrin e dytë 30-vjeçarja solli në jetë një djalë, që aktualisht është 2 vjeç.

“Marsida është martuar 14 vjeçe, me burrin e parë ka 2 fëmijë, ndërsa me burrin e dytë ka një djalë. Ne nuk e dimë që Marsida ka pasur lidhje me Dritanin”, pohoi e tro.nditur halla e saj.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një k.onflikt i ar.matosur që përfundoi me një vi.ktimë dhe me një të pl.agosur. Vi.ktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi vi.ktima hapi z.jarr duke pl.agosur policin, ky i fundit e v.rau me ar.mën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.