Rikthim i fuqishem i Nuri Seferit me 25 Maj !

 

Kundërshatri i tij, gjermani Kai Kurzawa


Boksieri shqiptar nga Korrita e Gostivarit, Nuri Seferi i njohur me nofkën “Tysoni Shqiptar”, do të kthehet në ring më 25 maj në meçin që do ta zhvillojë kundër boksierit të njohur gjerman i cili ka një përvojë të madhe në boksin professional, Kai Kurzawa. Lufta mes këtyre dy boksierve të njohur do të mbahet në Sport Halle Grossmatt Kirchberg.

Gjithashtu në këtë mbrëmje në Sport Halle Grossmatt Kirchberg, është paralajmëruar një sektakël i madh i sportit, pasi krahas luftës kryesore Nuri Seferi – Kai Kurzawa, do të zhvillohen edhe katër ndeshje profesioniste, në ringun që do të dalin edhe shqiptarë të afirmuar në arenat ndëkombëtare.

Për “Tysonin shqiptar” kjo është  lufta e tij e 48 në boksin profesionist ku ka arritur 39 fitore nga të cilat 22 me KO dhe ka pësuar vetëm 8 humbje. “Tysoni shqiptar” ka falënderuar nga zemra çdo shqiptar që po jep kontributin e tij në realizimin e këtij eventi.