“Shengeni Ballkanik”! Shqiptarët do lëvizin me kartë ID në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi?

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga takimi Rama-Zaev-Vuçiç, në Ohër, në kuadër të “Shengenit Ballkanik”.

Udhëtimi i shtetasve shqiptarë do të bëhet vetëm me kartë identiteti në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

Burime për Ora News nga mediat serbe bënë me dije se kjo gjë mund të realizohet nga fundi i këtij viti.

Në orën 12:00 të tre liderë që morën pjesë në këtë Samit pritet të dalin në një konferencë të përbashkët.