Shkup, ndërroi jetë një person nga zjarri që kaploi barakën

Në një barakë në lagjen Tërnodol të Shkup, ndodhi një shpërthim zjarri, si rezultat I së cilës ndërroi jetë një qytetar, transmeton Multinfo.net

“Zjarri është shuar para rreth 40 minutave. Një pjesë e zjarrfikësve që qëndruan në teren për ta pastruar terrenin e gjetën trupin”, tha Vlladimir Simonovski, komandanti i zjarrfikësve të Shkupit.

Zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit intervenuan me pesë automjete dhe 14 zjarrfikës, pora arsyet e zjarrit akoma nuk dihen.

Zjarri kishte ndodhur në mesditë, ndërsa viktima ishte gjetur në orët e pasdites, gjatë pastrimit të mbetjeve nga zjarri.