Shqiptarët po ikin, po dynden drejt Gjermanisë! Ambasada gjermane detyrohet të bëjë këtë veprim

Largimi i të rinjve dhe jo vetëm nga Shqipëria tashmë është një fakt i pamohueshëm.

Larg retorikave politike, largimi i shqiptarëve është bërë një fakt që po i detyron ambasadat e huaja në Shqipëri të kthehen në pika kufitare.

Dosja.al ka mësuar se ambasada gjermane ka shtuar numrin e sporteleve për të përballuar fluksin e personave që kërkojnë informacion, apo edhe përgatisin dokumentat për t’u larguar nga vendi i tyre.

Nga tre sportele, mësohet se ambasada do t’i dyfishojë spotelelet duke e bërë më të thjeshtë. Vetëm në gjashtë vitet e fundit Shqipërisë i janë larguar si emigrantë 300 mijë veta.