Statistikat e Messit: Ky është sezoni më i mirë i argjentinasit për efektivitet në sulm

Lionel Messi ka shumë pak konkurrencë nga futbollistët e tjera kur vjen fjala te statistikat, kështu që është më e lehtë ta krahasosh yllin argjentinas me veten.

Statistikat tregojnë se kapiteni argjentinas i Barcelonës ka qenë më efektiv para portës kundërshtare këtë sezon sesa në cilëndo pikë të karrierës së tij, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Het-triku i tij i djeshëm kundër Celta Vigos – një penallti dhe dy gjuajtje të lira – bënë që Messi të arrijë t’i shënojë tri gola me vetëm pesë goditje drejt portës.

Në këtë sezon të La Ligës, Messi ka arritur të shënojë gol për mesatarisht çdo 3.5 goditje drejt portës – statistika më e mirë e argjentinasit në dekadën e fundit.

Efektiviteti i Messit në dhjetë sezonet e fundit

Sezoni 2018/2019, 171 (Gjithsej goditje) 4.75 (mesatare), 36 (Gola)

Sezoni 2017/2018, 197 (Gjithsej goditje) 5.79 (mesatare), 34 (Gola)

Sezoni 2016/2017, 179 (Gjithsej goditje) 4.84 (mesatare), 37 (Gola)

Sezoni 2015/2016, 158 (Gjithsej goditje) 6.08 (mesatare), 26 (Gola)

Sezoni 2014/2015, 187 (Gjithsej goditje) 4.35 (mesatare), 43 (Gola)

Sezoni 2013/2014, 160 (Gjithsej goditje) 5.71 (mesatare), 28 (Gola)

Sezoni 2012/2013, 163 (Gjithsej goditje) 3.54 (mesatare), 46 (Gola)

Sezoni 2011/2012, 202 (Gjithsej goditje) 4.04 (mesatare), 50 (Gola)

Sezoni 2010/2011, 150 (Gjithsej goditje) 4.84 (mesatare), 31 (Gola)

Sezoni 2009/2010, 163 (Gjithsej goditje) 4.79 (mesatare), 34 (Gola)

Ndërsa, sa i takon gjuajtje të lira, Messi është mjeshtër në këto situata, duke shënuar në katër nga dhjetë gjuajtjet e lira që i ka goditur këtë sezon, duke qenë i suksesshëm në 40 për qind të rasteve.

“Është një aftësi që ai e ka mësuar në perfeksion”, ka thënë trajneri Ernesto Valverde për gjuajtjet e lira të Messit. /Gazeta Express/