Vd.es ish-futbollisti , babai i lojtarit të njohur shqiptar

Pas sëmundjes së rëndë ka ndërruar jetë sot ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku, njofton klubi bardhekaltër.

Sabiti ka luajtur për Prishtinën në fundvitet 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta. Ai ishte mbrojtës me nam i skuadrës më të madhe në vend, Prishtinës, raporton Gazeta Express.

Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav.

Hapave të babait me shumë sukses në karrierën e futbollit e kanë përcjell të dy djemtë, Armendi, ish-përfaqësuesi i Shqipërisë, tani kapiten i Prishtinës, dhe Ardini futbollist i Vorskla Poltavës nga Ukraina.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars me kohë të “Xhuma-s” në varrezat e Vushtrrisë.