Vendos këmbët sipër Ermalit, Amarda Toska publikon pamjet ‘intime’ nga pushimet në resortin luksoz (VIDEO)

TURQI– Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska e nisën sezonin e pushimeve. Bukuroshja ka postuar një moment romantik, teksa shijojnë dhe relaksohen në një nga resortet në Turqi. Teksa aktori i humorit lexon libër i shtrirë, Ami i ka vendosur këmbët mbi trupin e tij dhe po shijon ditët me diell.

Ata ndodhen në Sueno Hotel Deluxe në Belek dhe pamja e resortit duket fantastike. Epo pas gjithë atij sezoni të vrullshëm pune, duheshin dhe një palë pushime që çifti të shijojnë njëri-tjetrin të shkëputur nga gjithçka.