Zbret në Tiranë makthi ‘Olldashi’, djali i Sokolit dhe Rudina Hajdari pritet të trondisin Berishen dhe Bashen

Djali i Sokol Olldashit dhe vajza e Azem Hajdarit trondisin kupolën e PD, si u eliminuan dy figurat e PD që kishin ambicie për të marrë drejtimin e partisë. Sokol Olldashi dhe Azem Hajdari, makthi më i tmerrshëm për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, po rikthehen përmes pasardhësve të tyre. Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, ka njoftuar pa kohë më parë se do të angazhohet në politikë, për të vijuar misionin e lënë në mes nga babai i tij, ndërsa sot ai ka zbritur në Tiranë dhe i është bashkuar protestës.

Edhe pse vetëm 19 vjeç, djali i Sokoll Olldashit u ka dhënë një mesazh të qartë armiqve të babait të tij që kanë kapur sot Partinë Demokratike. Nga ana tjetër, një rol shumë të rëndësishëm në politikën shqiptare ka marrë dhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, e cila refuzoi urdhrin e Sali Berishës për djegien e mandatit, duke iu bindur vetëm thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Azem Hajdari dhe Sokol Olldashi kanë qenë pretendentët dhe rreziku numër një për Sali Berishën, për t’i marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Po të ishte gjallë, Azem Hajdari do të kishte marrë drejtimin e PD që nga vitet 2000, ndërsa Sokol Olldashi sot do të ishte në krye të PD, pas humbjeve shokuese nën drejtimin e Berishës dhe më pas Bashës. Sali Berisha arriti ‘të hiqte qafe’ Azemin, duke e nxjerrë në pritë, para oborrit të PD, në shtator 1998.

Azemi dhe Berisha kanë qenë bashkë në zyrë pak para atentatit. Ai është thirrur me urgjencë nga Berisha. Dëshmitarja e vetme në atë zyrë u zhduk më pas në mënyrë misterioze.

Telefoni i Azemit gjithashtu u zhduk. Berisha refuzoi të dëshmonte në prokurori për këtë ngjarje. Izet Haxhinë, njeriun që sot Berisha e akuzon për vr.asjen e Azemit, në atë kohë e përdori për organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998.

Në rrethana misterioze humbi jetën edhe Sokol Olldashi, i cili ishte kthyer në një shqetësim të madh për Berishën dhe Bashën. Olldashi garoi përballë Bashës për të marrë drejtimin e PD, ndërsa më pas denoncoi vjedhjen e votave nga Berisha dhe Basha. Olldashi dinte shumë gjera për veprimtarinë e Berishës dhe Shkëlzenit.

Ai kishte një mbështetje të madhe nga strukturat e PD. Ekzistenca e tij është një rrezik i madh si për Bashën, ashtu edhe për Berishën. Ka shumë fakte, rrethana dhe arsye që konfirmojnë se Sokol Olldashi është vr*rë, duke hedhur poshtë versionin e aks*dentit.