Zhd uken dy vajza shqiptare, familjarët përgj ërohen për ndihmë

Dy vajza, njëra 17 dhe tjetra 19 vjeçe, janë zhd ukur brenda dy ditësh në Kosovë. Familjarët kanë bërë denoncimet në polici, ndërsa bëjnë apel dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët për t’i gjetur ato.

Në polici ka shkuar i pari babai i 17 vjeçares, i cili ka deklaruar se e bija ka ikur nga shtëpia në drejtim të paditur. E zhd ukura është nga fshati Ceceli e Vushtrrisë.

Dje policia ka njoftuar për zhd ukjen e një 19 vjeçarje nga Prizreni.

Në bazë të deklaratave të familjarëve, ajo është larguar nga shtëpia në datën 11 maj dhe ende nuk dihet asgjë për vendin se ku ndodhet.

Familjarët e 19 vjeçares thonë se herë pas here ajo ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, ndërsa kohët e fundit kishte humbur tërësisht kontaktin.

Të gjithë ata që mudn të shikojnë apo mund të kenë informacion mbi këto dy vajza,janë të lutur të lajmëronë në polici.